75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Tri lloje të çantave që nuk duhet të iu mungojnë

Kur është fjala për çantat, sivjet do të lozim me format, derisa në sferën e ngjyrave do të dominojë ngjyra e konjakut.

“Bag Borrow or Steal” na ka zbuluar se tri modelet të cilat me siguri do të dominojnë në periudhën e cila është para nesh.

‘Camera’ çanta

Me strukturë të shkëlqyeshme dhe të shumtën me formë boksi me lëkurë të butë me reliev këto çanta janë të shkëlqyeshme për bartjen e gjërave bazike.

camera1
camera2

Nëse nuk e preferoni klasiken e vërtetë e cila na vjen në formën e çantës së kuqe me zinxhir metali, atëherë mund të zgjidhni ndonjë me ngjyrë konjaku të stolisur me nuanca të qarta neoni.

Çanta kovë

Ky model ka pasur renesancën e vet në saje të brendit të famshëm të Mansur Gavrielit, çantat e të cilit kanë dominuar vitin e kaluar.

kova2
kova1

Ky model ka formë të zakonshme, është praktik dhe mund të bartet në pothuajse të gjitha situatat dhe rastet. Investim i cili ia vlen të shpenzohet!

Çanta e vogël

Nga Chaneli deri te Gucci, në dezenin klasik të zi apo në dezen interesant abstrakt, mini çanta është aksesor i shkëlqyeshëm i damave që mund të bartet në të gjitha rastet.

Mini çanta1
Mini çanta2

Zgjidhni modelet të cilat kanë nuanca miks pasteli të zjarrtë.