Tri ndeshje, gati milioni i parë/ Kaq para ka fituar Drita deri tani në UEFA Conference League
Skuadra e Dritës mbrëmë arriti fitore historike ndaj Shelbourne (0:1) në UEFA Conference League.
Në fakt, kjo ishte fitorja e parë në histori të klubit në një kompeticion madhor të UEFA-s, shkruan Indeksonline
E kur ke sukses, sigurisht që paguhet! Me fitoren e mbrëmshme, klubi kosovar ka gjeneruar 400 mijë euro, pasi kaq vlen një fitore në Conference League.

Drita deri tashti ka grumbulluar pesë pikë, dhe në total, duke llogaritur edhe dy barazimet, kanë fituar plot 666 mijë euro dhe po shkon afër milionit të parë – që do i ndihmonte shumë klubit kosovar.
Kujtojmë që Drita theu edhe rekordin e Ballkanit, duke grumbulluar më së shumti pikë në këto gara të mëdha të futbollit. Skuadra nga Gjilani deri tashti ka grumbulluar pesë pikë, kurse Ballkani në dy pjesëmarrje nga katër pikë./Indeksonline/


