75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendje në Gjilan

Dje Feronikeli mposhti thellë Ferizajin 5:0, Llapi me 10 lojtarë mundi 2:1 Dukagjinin, ekip i cili shënoi golin e parë në Superligë dhe Trepça’89 ishte bindëse ndaj Flamurtarit 5:1.

Plot 14 gola brenda tri takimeve u shënuan dje, ndërsa edhe e diela pritet të jetë po kaq emocionuese, shkruan Indeksonline.

Drenica e pret Ballkanin me fillim nga ora 14:00, Prishtina i shkon Vushtrrisë nga ora 15:00 dhe në fund në të njëjtin orar, qershia mbi tortë, derbi gjilanas, Gjilani – Drita./Indeksonline/