75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / G T

Tri ndeshje jashtë fushës, Malisheva prapë s’e fton në skuadër Etnik Brrutin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Etnik Brruti ka tri ndeshje që nuk është futur në formacionin e Malishevës.

Nuk ka ende ndonjë informacion lëndimi, por Brruti ka tri xhiro që po qëndron jashtë formacionit të parë te skuadra e Superligës së Kosovës, shkruan Indeksonline

Edhe sot për ndeshjen ndaj Ferizajt, Brruti nuk është futur në 11-she, madje nuk është as në bankën rezervë.

Brruti mungoi edhe në ndeshjet e tjera, si ndaj Prishtinës dhe Dritës.

Kujtojmë se gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/