75 Mall Live Search
19:39 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / G T

Tri ndeshje, katër gola / Florent Hasani vazhdon me performancë të jashtëzakonshme në Turqi

Skuadra e Bolusporit ka shënuar një tjetër fitore të thellë në Ligën e Parë të futbollit në Turqi. Kësaj radhe skuadra mposhti Adanasporin AS me shifrat 0:7.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, shkruan Indeksonline

Hasani shënoi gol në minutën e 36’të, për t’i bërë shifrat 0:5.

Në tri ndeshjet e fundit, sulmuesi kosovar ka shënuar katër gola me fanellën e klubit turk, duke treguar formën e jashtëzakonshme.

Kujtojmë që Hasani përfundoi te skuadra e Bolusporit nga Rapidi i Bucurestit gjatë afatit të janarit./Indeksonline/