75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tri nga tri, Atletico s’po gabon në La Liga

Atletico Madrid ka triumfuar edhe në ndeshjen e tretë radhai në La Liga ndaj Eibarit me rezultat 3:2.

Për dallim nga rivalët e tij për titull, Barcelona dhe Real Madrid, Los Colqueneros i kanë fituar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni duke grumbulluar 9 pikë nga 9 të mundshme dhe prin i vetëm në tabelë, shkruan Indeksonline.

Real Madridi u ndal me barazim 2:2 me Villarealin në udhëtim, ndërsa dje Barcelona u ndal me të njejtin rezultat nga Osasuna.

Mbretërit ngecin në pozitën e 5 në tabelë me 5 pikë nga tri ndeshje, ndërsa Barcelona dy pozita më posht me 4 pikë./Indeksonline/