75 Mall Live Search
07:50 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / AR

Tri ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e datës 3 gusht 2023:

Bëhet promovimi i librit monografik “Ahmet Rugova në përjetësinë e Kombit”. (Kuvendi Komunal, Istog, ora 11:00)

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca organizon ushtrim praktik në objektin e vjetër të Komunës, me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore. (Objekti i Komunës se Prishtinës, ora 11:15)

Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 13:00)