13:33 / E Martë, 11 Prill 2023 / k.v

Tri orë dëshmi/ Asnjë detaj nga Haga, intervistimi i dëshmitares vazhdon të jetë i mbyllur

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po mbahet seanca gjyqësore në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitarja e parë ka tri orë që po intervistohet në seancë private nga Prokuroria.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua. Por që kjo seancë kaloi në private.

Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë.

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë.

Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren. Dëshmitarja e parë tha se është intervistuar në Prishtinë. Seanca po vazhdon në përmbajtje të redaktuar.