Tri orë diskutim, Barcelona merr vendim për të ardhmen e Lewandowskit

Joan Laporta , presidenti i FC Barcelona, dhe përfaqësuesi Pini Zahavi , agjent i Robert Lewandowski , janë takuar për tre orë në Barcelonë pak ditë para hapjes së merkatos dimërore më 1 janar.
Pas daljes nga restoranti ku u zhvillua takimi, Pini Zahavi u pyet nga shtypi për të ardhmen e Lewas te Barca.
“Sigurisht, ai qëndron ”, tha agjenti izraelit kur u pyet nëse Lewandowski do të vazhdojë të luajë për katalonasit.
Situata e polakut te Barcelona mund të ndryshojë pas ardhjes së sulmuesit brazilian Vitor Roque në janar./Indeksonline/
✅ El AGENTE de LEWANDOWSKI lo confirma: SE QUEDA.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) December 20, 2023
📹 IMAGEN @elchiringuitotv de Pini Zahavi tras reunirse con Laporta. pic.twitter.com/keQX9A5tl6