Tri orë nga nisja e takimit të Kryesisë, ‘heshtje’ në LDK
Janë bërë më shumë se tri orë nga fillimi i takimi të Kryesisë së LDK-së dhe i njëjti ende nuk ka përfunduar.
I thirrur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim pritet të diskutohet rreth rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të cilat e nxorën këtë parti në vend të tretë dhe përgatitjet rreth organizimit për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
Para fillimit të takimit në LDK thanë se në këtë takim pritet të flitet për hapat rreth organizimit të Kuvendit të ri zgjedhor, raporton IndeksOnline.
Kujtojmë që kryetari aktual, Lumir Abdixhiku është shprehur i gatshëm për të dhënë dorëheqe nga partia, në rast se kjo kërkohet nga Këshilli Drejtues i kësaj partie.
Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.11 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend. /IndeksOnline/

