Tri orë nga vrasja në Pejë, bastiset shtëpia e dorasit që ndodhet në arrati

Janë bërë më shumë se 3 orë që kur ka ndodhur një vrasje në Novosellë të Pejës.
Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë organet e hetuesisë.
IndeksOnline po raporton nga vendi i ngjarjes, ku edhe ka mësuar se Policia po bastisë shtëpinë nga ku edhe i dyshuari besohet të ketë shtënë me armë AK47.
Në këtë tragjedi që ka ndodhur për pronë, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.

Ndërkohë që Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës janë në kërkim të të dyshuarit, Faton Brahimaj.
IndeksOnline, do t’iu mbajë të informuar edhe më tej lidhur me këtë rast. /IndeksOnline/