Tri orë pritje për ta kaluar kufirin, në Merdar

Deri në tri orë po presin qytetarët për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi, raporton IndeksOnline.
Kolona e automjeteve në Merdar është mbi një kilometër në dalje, ndërsa pritja është deri në 180 minuta.
Të dhënat e Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare tregojnë se për dallim nga Merdari, në pikën tjetër kufitare të Dheu i Bardhë, pritja është një orë e gjysmë ndërsa kolona është rreth 600 metra e gjatë në dalje.
Kurse në pikën veriore, në Jarinje, qytetarët po presin rreth një orë për ta lëshuar territorin e Kosovës./IndeksOnline/
