75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Tri projekte të rëndësishme në Suharekë, kryetari njofton përurimet

Sot në Suharekë ka filluar realizimi i projektit për punëtorinë mekanike, në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi. Ky projekt është bashkëinvestim nga Ministria e Arsimit dhe Komunës së Suharekës.

Muharremaj ka njoftuar se projekti për ndërtimin e rrugëve lokale në Suharekë poashtu është duke vazhduar. I pari i komunës ka dal në terren për të parë punimet.

Poashtu, kryetari Muharremaj ka njoftuar vazhdimin e punimeve në ndriqim publik. Në Krushicë të Poshtme, Krushicë e Epërme, Budakovë, Papaz, e shumë fshatra të tjera është duke u punuar në ndriqim publik./Indeksonline/