75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Tri punëtoret teknike të Kuvendit kërkojnë rritje page, vendosin një ultimatum

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e një sektori privat pritet të shkojnë në grevë.

Bëhet fjalë për tri punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës.

Ai, pas një takimi me punëtoret teknike të Parlamentit të Kosovës morën një vendim.

“Kjo javë të shërbej për dialog me udhëheqjen e Parlamentit të Kosovës lidhur me rritjen e pagave, nëse nuk arrihet pajtueshmëri me ta atëherë nga e marta fillon greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagës”, ka njoftuar Azemi në Facebook.