Tri raste fotografimi të votave në Podujevë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste në komunën e Podujevës, për fotografim të votës gjatë procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale që po zhvillohet sot.
Sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Kanë qenë tri informata për fotografim të votës në Podujevë, nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare,” ka thënë Ahmeti.
Edhe në komunën e Drenasit janë arrestuar tre persona për fotografimin e votës dhe një Deçan.