75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Burim

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Pejë

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.

Tri raste të tilla kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit në Pejë.

Policia njofton se lidhur me rastet tashmë kanë nisur edhe hetimet, raporton IndeksOnline.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë 23.08.2025-12:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.

· Pejë 22.08.2025-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka dëmtuar veturën, dy xhama të objektit, dhe disa gjëra tjera. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

· Pejë 23.08.2025-18:30.Viktima mashkull kosovar ka lajmëruar se, i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë Kosovës, vazhdimisht po i dërgon mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjeteve sociale atij dhe vajzës së tij. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime. /IndeksOnline/