Tri raste të kundërvajtjeve doganore në Vërmicë
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të detajuara janë zbuluar mallra që nuk ishin deklaruar në procedurat doganore, përfshirë: tekstil (kryesisht veshje sportive për stërvitje), produkte dentare si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi të konsiderueshme dërgesash postare që përmbanin tekstil, këpucë dhe çanta krahu.
Të gjitha mallrat e gjetura janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodinin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).
Duke reaguar pas rasteve, Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollet në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit./IndeksOnline/

