75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tri raste të reja me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon për kujdes

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se në komunën që ai drejton tre persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërsa dy janë shëruar plotësisht.

Në këtë komunë ai po ashtu bënë të ditur se janë gjithsej 146 persona të infektuar deri më tani, prej tyre 80 të shëruar. Aktive siç thotë Haziri tashmë janë 65 raste.

“ Nga 72 mostra të kontakteve të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, 3 raste rezultuan pozitive me #Covid19 në Gjilan, dy persona janë shëruar plotësisht dhe disa ritestime do të jenë për negativizim. Nga 146 raste në total, 3 kanë ndërruar jetë, janë shëruar 80 persona, derisa raste aktive janë 65”, ka shkruar ai.

Më tutje Haziri bën të ditur se situata me COVID-19 në Gjilan është duke u menaxhuar me të gjitha kapacitetet, ndërsa bën apel për mbajtjen e distancës dhe kujdesin e shtuar në mënyrë që infektimi mos të përhapet edhe më tutje.

“Komiteti Emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan është duke e menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet, por apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën”, ka shkruar në fund Haziri.