16:19 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Tri raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

Janë konfirmuar edhe tri raste të reja të personave të prekur me Covid-19 në veri të vendit.

Nga 23 mostrat e dërguara në Institutin e Veterinarisë në Kraljevë dje nga veriu i Kosovës, tre janë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dy nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Zveçani.

Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus nga komunat me shumicë serbe shkon në 36, prej të cilëve 35 janë nga veriu i Mitrovicës.

Të dhënat u paraqitën në konferencën për shtyp të Shtabit të Krizave nga veriu i vendit, nga epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, raporton Kossev.