75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 16 Qershor 2023 / k.v

Tri shpërthime në veri, policia jep detajet e fundit për IndeksOnline

Tri shpërthime kanë ndodhur mbrëmë brenda dy orëve në veri të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Njëri shpërthim ka ndodhur në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, derisa dy shpërthime të tjera të njëpasnjëshme kanë ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit policor.

Rastet janë konfirmuar për IndeksOnline nga zv/drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policisë, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të veriut, saktësisht në oborr. Shpërthimi tjetër, dy të njëpasnjëshme, kanë ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policisë. Nuk ka të lënduar. Te rasti i parë, vetura është dëmtuar nga gjuajtja me gurë, e në dy rastet tjera s’kemi dëme”, ka thënë Elshani, për IndeksOnline.

Të tri rastet po hetohen nga Policia e Kosovës./IndeksOnline//