75 Mall Live Search
18:18 / E Diele, 05 Qershor 2022 / AR

Tri shtete ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Beograd

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, kanë ndaluar nëpër hapësirat e tyre ajrore, fluturimin e avionit që do të lejonte ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ta vizitonte nesër Beogradin.

Kështu shkruan Danas, sipas burimeve të tyre jozyrtare, anise në të njëjtën kohë thuhet se zyra e presidentit të Serbisë, ka njoftuar për një takim të Aleksandar Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, në orën 10.00 të paradites.

Kryediplomati rus pritet ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor, teksa janë planifikuar takime me Aleksandar Vuçiqin dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq deklaroi sot se situata rreth shkuarjes së ministrit të Jashtëm rus në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se Aleksandar Vuçiq po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.