Tri të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

Tri të mitura kanë tentuar të arratisen nga një strehimore në Lipjan ditën e djeshme, ku janë të vendosura për rehabilitim.
Ato janë intervistuar nga policia dhe lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.
“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA, E MBETUR NË TENTATIVË- Lipjan 07.06.2025 – 22:20. Tri vajza të dyshuara të mitura, janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, nën dyshimin se të njëjtat kanë tentuar të arratisen nga strehimorja ku ishin të vendosura për rehabilitim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.” thuhet në raportin e policisë.