Tri vajzat i vdesin në aksident, babai pas goditjes së madhe paralizohet
Babai 26 vjeçar zgjohet i paralizuar pas goditjes së tmerrshme që kishte pësuar nga goditja me makinë dhe kupton se tre vajzat e tij i kanë vdekur.

Somchai Lurak, e fejuara e tij Emma Weigand që të dy 26 vjeç dhe tre vajzat e Lurak kanë pësuar një aksident të tmerrshëm më 10 gusht, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Pas zgjimit, babai 26 vjeçar është zgjuar i paralizuar derisa ka kuptuar se të tre vajzat e tij kanë vdekur.

Aksidenti kishte ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe që kishte shoferi Matthew Park, 46 vjeçar i cili kishte vozitur me shpejtësi enorme ku kishte goditur veturën ku ndodheshin Somchai Lurak me të fejuarën dhe tre vajzat e tij.

Somchai është duke vuajtur nga thyerja e qafës, ndërsa e fejuara e tij ka thyer brinjë dhe krahun, teksa Matthew Park ka ikur i palënduar.

Në një deklaratë të policisë në Idaho, testet e analizave të alkoolit në gjak treguar se Park kishte dyfish më shumë sasi të lejuar të alkoolit në gjak se sa që është e lejuar sipas normave ligjore amerikane./Indeksonline/