15:21 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / I.S

Tri vdekje dhe 379 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

379 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 1.733 mostra të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private.

Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (90 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në vend është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 244 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28 raste, Pejë 25 raste, Klinë 17 raste, Deçan 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Vushtrri 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Rahovec 8 raste, Gjakovë 7 raste, Podujevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Dragash 5 raste, Skenderaj 5 raste, Drenas 4 raste, Junik 3 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Graçanicë 1 rast.