22:58 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

Tri vende heqin dorë, kjo është lista e plotë e shteteve pjesëmarrëse në “Eurovision 2023”

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka shpallur 37 vendet që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest 2023.

Ukraina dhe pesë vendet e mëdha (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë kualifikuar automatikisht për finalen e madhe që do mbahet më 13 maj 2023.

31 vende do të garojnë në dy gjysmëfinale. Edicioni i 67-të do të organizohet në Liverpool, Angli, në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës.

Eurovision 2023: 37 vendet pjesëmarrëse

Martin Österdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, tha:  “Mezi presim të mirëpresim artistë nga të 37 vendet në Liverpool, qytetin e popit, majin e ardhshëm. Konkursi i vitit të ardhshëm premton të jetë një konkurs ekstra i veçantë dhe ne po punojmë shumë me BBC-në tani për të siguruar që qindra milionë shikues do të shijojnë konkursin më të mirë të këngës në Eurovizion, me Ukrainën në qendër të ngjarjes”, tha ai.

Kujtojmë që nga konkursi më i madh evropian janë tërhequr Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe së fundmi dhe Bullgaria.