75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Tri vetura përplasen rrugës për Gërmi, njëra ishte auto-taxi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë Gërmisë.

Në rrugën që çon drejt parkut më të madh të qytetit, tri vetura janë përplasur mes vete, shkruan IndeksOnline.

Njëra prej veturave të përfshira i përket një kompanie private taksish.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin./IndeksOnline/