Tri vite më parë u dorëhoq në Fushë Kosovë, kush është drejtori i ri i arsimit në Prishtinë

Samir Shahini do të jetë drejtor i ri i Arsimit, në Komunën e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Mirëpo Shahini, disa vite më parë ushtronte të njejtë detyrë në Komunën e Fushë Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ai punën nuk e çoi deri në fund, pasi dha dorëheqje nga ky post në vitin 2022.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Shahini atë kohë njoftoi se dorëheqja ishte për arsye personale.
”Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për këto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës”, kishte shkruar ai. /IndeksOnline