75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Tri vite pas vdekjes së tij, publikohet albumi i ri i Prince

Tri vite pas vdekjes së këngëtarit të njohur, Prince, vjen lajmi për daljen e albumit të dytë të tij, pas atij me titull “Piano & a Microphone 1983”.

Albumi ‘Original’ do të publikohet me 7 qershor në platformën onlinë Tidal, I cili do të përfshijë gjithsej 15 këngë të shkruara për artistë të tjerë, në versione të pa dëgjuara më parë, përveç këngës së famshme “Nothing compares 2 U”, e bërë e njohur nga Sinead O’Connor.

Mes këngëve të përzgjedhura në këtë album janë  “Manic Mondays”, e cila u kthye në sukses nga grupi femëror “The Bangles”, kënga  “The Glamorous Life” e “Noon Rendezvous”, të dhuruara për t’u kënduar nga  Sheila E., nxënësja e Prince.

Ndërsa me 21 qershor, albumi do publikohet  edhe nga Warner Bros, kjo kompani u mbikqyr dhe aprovua nga familja e muzikantit dhe nga menaxheri dhe producenti Troy Carter dhe nga reperi, Jay- Z./Indeksonline/