“Tri vjet me faqe të bardhë dhe duar të pastra”, Donika Gërvalla komplimenton punën e saj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka prezantuar punën e saj në trevjetorin e qeverisjes.
Ajo ka thënë se për këto tri vjet ka bërë punë shumë e fjalë pak, shkruan Indeksonline.
“Tri vjet. Me faqe të bardhë dhe duar të pastra!
Vazhdojmë edhe sot me punë shumë e fjalë pak, si në çdo ditë tjetër gjatë këtyre tri viteve” ka shkruar Gërvalla.
Në postimin e saj, ajo ka bashkëngjitur edhe një fotografi ilustruese me punët që janë kryer nga ky dikaster, përgjatë këtyre tri viteve.
Në ilustrim përfshihet liberalizimi i vizave, aplikimi për statusin kandidat në BE, aplikimi dhe avancimi për anëtarësim të Këshillit të Evropës, e kështu me radhë.
