75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 22 Janar 2026 / F.R

Tribunali Special për krimet ruse në Ukrainë – Kallas tregon se BE-ja siguroi 10 milionë euro

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka siguruar 10 milionë eurot e para për një Tribunal të ri Special.

Siç shkroi ajo në X, ky tribunal do t’i ndjekë penalisht udhëheqësit rusë për rolin e tyre në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Udhëheqësit e Rusisë janë përgjegjës për këtë luftë dhe duhet të mbahen përgjegjës. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Është kënaqësi të diskutojmë me AlainBerset dhe të nënshkruajmë kontratën me Këshillin e Evropës”, deklaroi Kallas.