12:01 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Tribut për Ibrahim Kodra”

Me 1 korrik 2020 në Muzeun shtetror (Lihtensteinisches Landesmuseum) Ne Lichtenstein, është peruruar – Ekspozita qe paraqet një përmbledhje të veprave origjinale të mjeshtrit të madh shqipetarë, Ibrahim Kodra.

Punimet vijnë nga koleksioni i Fondacionit zviceran “ Ibrahim Kodra” nga Lugano qe udheheqet nga zonja Masha Pacolli, si dhe nga një exemplarë nga koleksionet e Komunes se Campione d’Italia dhe nga koleksioni privat i familjes Pacolli etj.

Ekspozita u prezantua nga Drejtori i Teatrit Rainer Vollkommer, i cili nënvizoi miqësinë midis Muzeut dhe Fondacionit “Ibrahim Kodra” nga Lugano. Ai beri një përshkrim të punës së përbashkët dhe të projekteve të rëndësishme të shkëmbimit kulturor.
Ai gjithashtu kujtoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke e quajtur Shqipërinë një tokë interesante arkeologjike. Folen edhe pjesemarres tjere si, Zonja Katrin Eggenberger, Ministre e Puneve të Jashtme, drejtësi dhe Kulturë e Lihtenshtajnit, duke shprehur falenderimin e sajë për këtë ajo prshkroi edhe situatën e vështirë ndërkombëtare, Ilir Gjoni, Ambasadori i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane i cili foli për Mjeshtrin e madhe Ibrahim Kodren dhe bashkepunimin kulturor midis vendeve tona. Ambasadori lexoi edhe letren qe kishte derguar ministrja e Kultures se Shqipërisë zonja Elva Margariti. Sami Kastrati, Shefi i Konsullatës së Kosovës në Zuerich, foli për rëndësinë e diplomacisë publike dhe suksesin e madh të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Folën dhe Adrian Andreja, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Milano i cili së pari lexoi letrën e Ajet Lecit , Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, qe tregonte për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe programeve edukative qe zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit midis Muzeut te Kosoves dhe Fondacionit I zviceran “Ibrahim Kodra” Ai poashtu tha se kultura është produkti më i mirë që secili vend mund të eksportojë.
Në fund publiku e përshendeti zonja Masha Pacolli, drejtoresha e “Findacionit Ibrahim Kodra” e cila prezantoi punën e mjeshtrit te madhe Ibrahim Kodrës dhe spjegoi se si Fondacioni Ibrahim Kodra mbart mesazhin e paqes përmes projekteve edukative, sociale dhe kulturore.
Ajo kujtoi gjithashtu, me emocion zt. Franco Bozzini i cili nderroj jetë deri sa redaktonte katalogun e kesaj ekspozite qe ishte edhe nje nga sponsorizuesit e ketuj eventi

Në mirënjohje, Zonja Pacolli, në emër të familjes Pacolli, i ka dhuruar veprën e qmuar te artit të Ibrahim Kodres “Totem con fisarmonica” Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit.

Në këtë event moren pjese edhe Ambasadori i Republikes se Kosovës tnë Paris Z. Qëndrim Gashi, zonja Jeta Abazi Gashi, Stefan Batliner, anëtar i Bordit të Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, Hermine Haug, presidente e Miqve të Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, Tom Büchel, drejtor i zyrës së Kulturës Lihtenshtajnit, Elena Pontiggia, historiane e artit dhe profesoreshë në Accademin e “Belle arti di Brera”, Stefano Mazzatorta, kurator, kritik i pavarur etj.

Zonja Masha Pacolli ua attinoi patrona hin e kesaj ngjarje Ministrisë së Punëve të Jashtme – Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Ambasadës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane / Lihtenshtajni si dhe Korpusut Diplomatik të Kosovës në Zvicër dhe Konsullates se Përgjithshme te Kosovës në Milano.

Zonja Masha Pacolli falenderoi per bashkëpunimit e tyre për këtë event, Drejtimin e Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, zt Rainer Vollkommer, Muzeun Kombëtar të Kosovës, Galerinë Kombëtare te Kosovës / Galeria Kombetare te Arteve në Tiranë, zt Mentor Nazarkon, Fatos Faslliun dhe për zt. Filippo Santoro Pippoanchio, per bashkpunimin me Fondacionin Ibrahim Kodra.