Trimror Selimi e shpëton FC Flamurtarin nga humbja

Trimror Selimi e ka shpëtuar Flamurtarin e Vlorës nga humbja.
Sulmuesi nga Podujeva shënoi golin e barazimit në ndeshjen e sotme ndaj Apolonia Fier.
Selimi nga fillimi i sezonit u transferua nga Llapi te skuadra e Flamurtarit ku ka pasur përformancë të mirë.
Ai është një nga futbollistët kryesor të Flamurtarit, e cila është në garë të ngushtë për të hyrë në Superiore./IndeksOnline/