75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / F.R

Trimror Selimi në formacionin e javës në Mal të Zi

Futbollisti kosovar, Trimror Selimi është futur në formacionin më të mirë në kampionatin e Malit të Zi.

Sulmuesi anësor dje pati paraqitje fantastike me skuadrën e Decic, në fitoren 4-2 ndaj Arsenalit të Tivatit, duke shënuar dy gola.

Selimi u transferua te Decic gjatë afatit kalimtar veror, pas një avanture te skuadra shqiptare, Flamurtari./IndeksOnline/