75 Mall Live Search
18:15 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / Gj. Sh

Trimror Selimi përfundon aventurën te Flamurtari

Futbollisti Trimror Selimi e ka përfunduar aventurën te Flamurtari i Vlorës.

Pas një sezoni me kuqezinjtë, ku arriti inkuadrimin në Superiore, Selimi ka njoftuar se nuk e ka vazhduar kontratën, shkruan IndeksOnline.

”Me anë të këtij postimi, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të kontratës, më nuk do të jem pjesë e Flamurtari F.C- Vlorë.

Falenderoj te gjithë stafin e klubit për bashkëpunim, duke filluar nga kryesia, trajnerët, bashkë lojtarët dhe tifozët!”, ka shkruar Selimi.

IndeksOnline merr vesh se interesim për Selimin kanë shfaqur disa skuadra kosovare e po ashtu edhe nga Shqipëria, ku shumë shpejtë do të bëhet i ditur klubi i ri./IndeksOnline/