Trimror Selimi shpallet lojtari më i mirë i huaj në Mal të Zi
Futbollisti kosovar Trimror Selmi, është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Mal të Zi, për sezonin dimëror.
Selimi i cili mbron ngjyrat e skuadrës shqiptare Decic, këtë çmim e ka fituar nga faqja më e madhe e sportit në Malin e Zi, shkruan IndeksOnline.
Ai ishte më i votuari, duke lënë prapa futbollistët, Adnan Bashiç dhe Savo Arambašić.
Trimror Selmi po kalon në një formë fantastike, ku ka shënuar katër gola e katër asistime deri më tani me fanellën e Decicit./IndeksOnline/

