75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Gj. Sh

Trimror Selimi zyrtarizohet te Deçiqi

IndeksOnline para disa ditësh raportoi se futbollisti, Trimror Selimi ka arritur marrëveshje me klubin shqiptar në Mal të Zi, FC Deçiq.

Ky lajm, është konfirmuar sot, ku skuadra shqiptare ka bërë zyrtarizimin e Selimit.

”Perforcimi i rradhes – Trimror Selimi. Vjen nga Kosova per ndryshe ne sezonin e fundit ka luaj per KF Flamurtarin e Vlores.” thuhet në njoftimin e klubit.

Sulmuesi tashmë është gati për një aventurë të re, e poashtu i gatshëm që ta ndihmojë skuadrën në garat evropiane.