75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / KV

Tringa Bujupi, fenomeni i ri i PDK-së: Më e votuara ndër gratë në Drenas

Kandidatja më e re në listën e PDK-së për deputete, Tringa Bujupi, po shënon rezultat mbresëlënës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke u renditur aktualisht si gruaja më e votuar e PDK-së në Drenas.

Ndonëse deri tani janë numëruar rreth 60% e votave në këtë komunë, Tringa ka arritur të sigurojë 3,786 vota, duke marrë afërsisht gjysmën e votave që ka fituar PDK-ja në Drenas. Ky rezultat konsiderohet një tregues i qartë i mbështetjes që ajo gëzon, veçanërisht te rinia.

Në nivel vendi, ku janë numëruar rreth 55% e votave, Tringa Bujupi ka grumbulluar afërsisht 7 mijë vota, duke u renditur aktualisht në vendin e 33-të në listën e kandidatëve të PDK-së.

Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se, sikur elektorati i PDK-së të kishte dalë në zgjedhje me të njëjtin mobilizim si në garën për kryetar komune në Drenas, Tringa sot do të ishte shumë pranë sigurimit të mandatit të deputetes.

Pavarësisht nëse arrin apo jo të sigurojë një ulëse në kuvend në këtë cikël zgjedhor, rezultati i deritanishëm dëshmon se Tringa Bujupi ka ndërtuar një bazë të fortë politike dhe se rruga e saj në politikë duket e trasuar për të qenë një nga figurat e rëndësishme të së ardhmes në PDK dhe në skenën politike të Kosovës./IndeksOnline/