75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / H F

Trishtim në botën e kinemasë: Aktori i njohur gjendet i pajetë në plazh

Aktori izraelit Alon Aboutboul, i njohur për rolet e tij në filma si “The Dark Knight Rises” dhe “Rambo III”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Trupi i tij u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin Verior, pasi ai u rrëzua pak pasi doli nga deti. Paramedikët mbërritën menjëherë, por nuk mundën ta shpëtonin, pavarësisht përpjekjeve për më shumë se një orë.

Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Aktori la pas bashkëshorten dhe katër fëmijë.

Në karrierën e tij ndërkombëtare, Aboutboul u shfaq edhe në serialet “Snowfall”, “FBI: International”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Hawaii Five-0”. Roli i tij i fundit ishte në serialin “The German”, ku luante për tetë episode.