75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Trishtim në spital/ Anëtarët e familjes identifikojnë viktimat në Kroaci, shpërthejnë lotët

Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar vajin e familjarëve të viktimave në aksidentin e sotëm, të cilët mbërritën në spital sot pasdite për të identifikuar të dashurit e tyre, raporton Jutarnji.hr.

Dhjetë prej tyre vdiqën në vend, dhe megjithëse fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.

Ndërsa raportohet kjo, është bërë identifikimi i dy personave të tjerë, por për arsye të kuptueshme, anëtarët e familjes nuk ishin në gjendje të flisnin. 

Ata thjesht po kërkonin rehati te njëri-tjetri./Indeksonline/