09:25 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Trishtuese! Mbidoza e Xanax-it, shkaku i vdekjes së reperit 21 vjeçar

Reperi dhe këngëtari i njohur amerikan, Lil Peep është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 21-vjeçare. Thuhet se ka qenë mbidoza ajo që i ka shkaktuar vdekjen të riut.

Kohë më parë, ai ka rrëfyer publikisht problemet me depresionin, të cilat duket se ishin shumë më serioze nga ç’mendonin të gjithë. “Ka ditë që zgjohem në mëngjes dhe mendoj…dreq, sikur të mos isha zgjuar fare më mirë. Ka ditë në të cilat ndihem jashtë bote, por ju s’do ta kuptonit sepse unë se shpreh atë anë timen në rrjete sociale.”- tregon ai.

Miliona ndjekës në Instagram dhe Twitter ishin kthyer tashmë në fansa të tij dhe muzikës që bënte. Kritikë të muzikës pop në ‘New York Times’ e kanë përshkruar atë si një nga ‘artistët më premtues’ të gjeneratës së re. Ndonëse shkaku i vdekjes ende nuk është konrmuar ende, thuhet se mbidoza e xanax-it ka qenë ajo që i ka marrë jetën.

Në fakt, përdorimi i drograve, që nga ilaçet e depresionit e deri tek narkotikët është përhapur shumë mes të rinjve si ai dhe ata që e ndjekin. Si shumë të rinj në botë ai vuante nga ankthi dhe pinte xanax.

Tekstet e këngëve të tij të fundit përshkruanin gjendjen e tij të ngarkuar emocionale, duke përmendur herë pas here vetëvrasjen. Ndërkohë, ai që bëri publik lajmin e vdekjes ishte menaxheri  i tij përmes një statusi në Twitter. “E kam pritur këtë për gjithë vitin. Dreq!”

Artistë si Lil Peep mund të shihen si idhuj nga të rinjtë e tjerë, por para së gjithash janë njerëz. Dhe ashtu si ai ka shumë të rinj që për të shpëtuar nga depresioni gjejnë ‘shpëtim’ tek ilaçet ndoshta dhe të panevojshme dhe drogërat vrasëse./Indeksonline/