Tristan nuk ka turp, ende vazhdon me pëlqime ndaj Khloe-it!
Tristan i’a ka bërë ‘like’ një fotografi të postuar në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet ish-e dashura e tij dhe motrat e saj.

Pas ndarjes së bujshme të modeles Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson pasi që ky i fundit e kishte tradhëtuar shumë herë, madje së fundmi edhe me shoqen e motrës së saj, ai vazhdon duke e ngacmuar Khloe-n ndonëse Khloe ka mbaruar së ndjekuri atë në të gjitha rrjetet sociale.
Ajo në këtë postim shihet shumë provokuese në një kostum plot shkëlqim.

Mesa duket Tristan është ‘pishman’ për humbjen e një femre kaq të bukur./Indeksonline/
