09:03 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Tristan Thompson i ka ndërruar disa të dashura që nga ndarja me Khloe Kardashian

Basketbollisti i njohur amerikan, Tristan Thompson duket se nuk është shumë i brengosur që është ndarë nga Khloe Kardashian.

Sipas burimeve të ‘US Weekly’, Tristan i ka ndërruar disa të dashura që nga koha kur u nda me Khloe Kardashianin, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk është shumë për t’u çuditur pasi që Thompson është i njohur për aferat e tij të shpeshta.

Tristan dhe Khloe u ndanë në muajin shkurt pasi ai u pa duke u puthur me Jordyn Woods në një festë.

Thompson po ashtu edhe vitin e kaluar e kishte tradhtuar të dashurën e tij. Ai ishte parë nën shoqërinë e dy femrave përderisa Khloe ishte shtatzënë.

Deri më tani as Thompson as Kardashian nuk kanë folur rreth ndarjes./Indeksonline/