13:04 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thompsoni po “lufton” për t’ia pushtuar zemrën Khloe Kardashianit

Khloe Kardashiani i dha fund lidhjes me Tristan Thompsonin pas tradhtisë së këtij të fundit.

Por, si duket ata po mendojnë për një ribashkim dhe është Tristani ai që nuk ka hequr dorë nga ylli televiziv.

Basketbollisti ende po përpiqet të rikthehet me Khloen. Një burim i tregoi E! Newsit se “Tristani është gjithmonë duke u përpjekur të rikthehet përsëri me Khloen”.

Lojtari i NBA “i dërgon Khloes dhuratat dhe e mbyt me komplimente”, ka thënë ky burim.

 “Ai ndiehet fajtor dhe e di se sa keq u soll. Khloe ishte gjëja më e mirë që i ndodhi ndonjëherë dhe ai e di se ai bëri shumë gabime. Ai po përpiqet t’i ndreqe gjërat”.

Tristani është duke u munduar që t’i ripushtojë zemrën ish- partneres dhe në nga ana tjetër ai dhe Khloe kanë raporte të mira ndëmjet vete.

Kujtojmë se çifti ka një vajzë./Indeskonline/