Tritol – banesës së deputetit Xhelal Mziu, momenti i shpërthimit të fortë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas burimeve jo zyrtare mësohet se është banesa e deputetit Xhelal Mziu.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mengjesit dhe lënda plasese është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, raporton Euronewsalbania.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Indeksonline/