Trixa feston 32-vjetorin: “Dëshira ime e ditëlindjes tashmë është realizuar”
Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes së saj të 32-të, duke reflektuar mbi gjërat që kanë më shumë vlerë në jetën e saj.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, artistja është shfaqur e buzëqeshur ndërsa ka theksuar se sot vlerëson më shumë paqen, dashurinë dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën të bukur, shkruan Indeksonline.

“Një vit tjetër rreth diellit dhe ende po zgjedh paqen, dashurinë dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën të bukur”, shkruan ajo.

Beatrix zbulon se, në këtë periudhë të jetës, nuk ka shumë dëshira, pasi ajo që do të kërkonte për ditëlindje tashmë është bërë realitet.

“Nëse do të kisha një dëshirë për ditëlindje, ajo tashmë është realizuar. Këto ditë nuk dëshiroj shumë… vetëm më shumë momente si këto, me njerëzit që dua, të shëndetshëm, të lumtur dhe bashkë”, është shprehur këngëtarja.

Mesazhi i saj është pritur me urime të shumta nga fansat dhe miqtë, ndërsa “Chapter 32” duket se nis me mirënjohje, qetësi dhe dashuri për familjen e njerëzit më të afërt./Indeksonline/

