75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 16 Janar 2023 / AR

Trixa në lidhje të re dashurie? Antonela zbulon gjithçka

Antonela Berisha është e ftuar në puntatën e djeshme të “Zemër Luana”.

Ish-konkurrentja e njohur ishte e vendosur në një sfidë përballë bashkëpunëtorit të saj, Sabian, secili duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë përndryshe do duhet të pinin birra me fund.

Pyetja për Berishën ishte kjo: “Antonela ti dhe Beatrix tanimë jeni shoqe të ngushta, ama dihet që shoqet ndajnë shumë sekrete, e kemi fjalën për çunat. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë si është gjendja sentimentale e të të dyjave! Na thuaj jeni single apo në një lidhje?”

Pa ngurruar, Antonela zbuloi se është në një njohje, ndërsa shoqja e saj këngëtarja Beatrix Ramosaj është beqare, “single”, për momentin.