75 Mall Live Search
13:26 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trofetë e trajnerëve që nga viti 2016, Klopp s’e ka të fituar asnjë

Në tetor të vitit 2015 Jurgen Klopp u bë menaxher i Liverpoolit, të cilët i udhëhoqi në finalen e Kupës së Ligës dhe Europa Ligës në sezonin e tij të parë, para se t’i dërgonte edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Para se të arrinte në Liverpool, Klopp kishte qenë mjaft i sukesshëm me Dortmundin, duke fituar Bundesligën në 2011 dhe 2012, si dhe DFB-Pokal në 2012, DFL Superkupën në 2013 dhe 2014, poashtu e dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2013, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse gjermani po zhvillon një futboll të jashtëzakonshëm me skuadrën e Liverpoolit, sidomos në dy sezonet e fundit, ai nuk ka fituar asnjë trofe që nga janari i vitit 2016.

Më poshtë keni listën me trofetë e fituar nga trajnerët që nga janari i vitit 2016: 

Zidane: 9
Emery: 6
Allegri: 5
Guardiola: 5
Enrique: 4
Mourinho: 3
Ancelotti: 3
Valverde: 3
Simeone: 2
Wenger: 2
Tuchel: 2
Conte: 2
Klopp: 0