Trofeu Gamper: Barcelona fton klubin e Serie A

Skuadra Spanjolle Barcelona, edhe këtë vit ka organizuar trofeun i cili i kushtohet legjendës Hans Gamper.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Barcelona ka ftuar ekipin nga Seria A, AS Roma, trasmeton Indeksonline.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet me 6 gusht në ora 21:00.
Kjo nuk është ndeshja e vetme e trofeut Gamper, pasi që këtë vit këto dy klube do të zhvillohjnë edhe ndeshjen e ekipit të femrave, e cila do të luhet në ora 17:30.
Kjo është është hera e dytë që Roma merr pjesë në Trofeun Gamper, pasi në ndeshjen e parë që u zhvillua në vitin 2015, ka pësuar humbje me rezultat 3-0.
Golashenues të atij takimi ishin Neymar, Messi dhe Rakitic. /Indeksonline/