Trofeu i La Ligas, dërgohet në stadiumin e Real Madridit

Trofeu i La Ligas është dërguar në stadiumin “Valdebebas”, ku Real Madridi po zhvillon ndeshjet pas rifillimit të sezonit.
Nëse Real Madridi e mposhtë Villarrealin nesër, atëherë e siguron edhe matematikisht titullin e La Ligas, transmeton Indeksonline.
Prandaj, në rast se shënon fitore Real Madridi, atëherë mund ta ngre titullin menjëherë.
Real Madridi për momentin është 4 pikë përpara Barcelonës, ku kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar./Indeksonline/