13:44 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Trofeu i Premier Ligës po e ndjek Liverpoolin, udhëton nga Anfield në Cardiff City

Mediumi anglez Sky Sports e ka ekspozuar sot trofeun e Premier Ligës angleze në ambientet e stadiumit Cardiff City Stadium, ku do të zhvillohet ndeshja mes Cardiffit dhe Liverpoolit.

Javën e kaluar trofeu që aktualisht është në posedim të Manchester Cityt, ishte prezent në Anfield gjatë ndeshjes Liverpool – Chelsea.

Sipas shumë njohësve të futbollit anglez, një garë e tillë kaç e fortë për titull mes Liverpoolit dhe Cityt nuk është zhvilluar asnjëherë në Premier Ligë.